Qeveria shqiptare, marrëveshje me Izraelin për kapacitetet mbrojtëse

Qeveria shqiptare, marrëveshje me Izraelin për kapacitetet mbrojtëse

Qeveria ka miratuar një marrëveshje me Izraelin në fushën e mbrojtjes. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen kuadër mes dy qeverive për kapacitetet mbrojtëse. 

Detaje të marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura. 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS  Ë SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES   E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES E SHTETIT TË IZRAELIT, NË LIDHJE ME KAPACITETET MBROJTËSE.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Shtetit të Izraelit, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shtetit të Izraelit, në lidhje me kapacitetet mbrojtëse, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy