
Vendimin e përjashtimit nga grupi paramentar të PD-së, Sali Berisha është shprehur në emisionin "Opinion", se ishte një vendim personal i marrë nga Lulzim Basha. Përpos këtij vendimi, Berisha u shpreh se do të jetë ditën e nesërme në Parlament, sipas tij, më i motivuar si asnjëherë më parë.
“Me vendimin që mori Lulzim Basha, i dha një shkelmim të tmerrshmëm pluralizmit politik në Shqipëri. Ky është ndëshkimi më i tmerrshëm për vendin”, është shprehur Berisha.
Ndërkohë, ish-kreu i PD-së, ka thënë se nuk Basha u zgjodh nga anëtarët e partisë politike në një garë publike në krye të partisë që sot drejton. Por si e cilëson Berisha vendimin e marrë sot nga Basha?
“Për vendimin e sotëm, ai mendoi se ka bërë goditjen më të rëndë për interesat e veta, vendit, PD dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD, rikthimin e saj në ato parime të cilat i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Lulzim Basha, pa të cilat partia e sotme është një fasadë opozite”, theksoi më tej ish-lideri i PD-së.



