
Një nga kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Shehaj ka falenderuar të gjithë ata që zgjodhën të votonin PD-në, dhe u shpreh se mbi 9 mijë vota nga zgjedhjet e fundit, janë një besim i madh për Partinë Demokratike.
Sakaq, ai me keqardhje shprehet se do donte të kishte mundësi të angazhohej në një qeveri, sipas tij, të përgjegjshme e që punon për njerëzit. Shehaj deklaroi se vota për Partinë Demokratike nuk është e humbur, por do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.
Ai premton më tej se është në politikë për ju, referuar elektoratit, dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.
Agron Shehaj u rendit i dyti për numër votash pas kryetarit Lulzim Basha, me 13 mijë e 852 vota.



