Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se për hetime të ngjashme me Veliajn, për afera shumë më të vogla, SPAK-u ka shkuar në masa shtrënguese, nga bllokimi i pasaportës te arresti me burg.

"Duke parë praktikën që ka ndjekur SPAK-u në raste të tjera, kur kemi të bëjmë me zyrtarë të zgjedhur në detyrë, në raste të tjera ata kanë shkuar në masë sigurie shtrënguese, duke filluar që nga sekuestrimi i pasaportës, në arrest shtëpie, deri në arrest me burg. Ky është standardi që është ndjekur. Në çfarë faze është procedimi, ne s’e dimë me detaje akoma. Gjicin po ta krahasojmë me këtë rast, i bie që Gjici ka shkuar për kumbulla! Kryetari i Bashkisë së Lushnjës për një tender 23 milionë lekë të reja ka shkuar në kokërr të burgut. Ky është standard-i që kanë vendosur vet. Pastaj mund ta kërkojë SPAK-u dhe s’e firmos gjykata. Standard-in e kanë vendosur vetë”.



