Qeveria jep bonus vere për pensionistët, shpërndarja nis nga 1 korriku

Qeveria jep bonus vere për pensionistët, shpërndarja nis nga 1 korriku

Qeveria ka vendosur të shpërndajë një bonus për pensionistët. Vendimi për bonusin e verës është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në fund të saj, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se shpërndarja e bonusit me vlerë 5 mijë lekë nis nga dita e nesërme.

”Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë. Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e nesërme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari’‘, tha ministrja Ibrahimaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy