Siguria në Kosovë/ Osmani: Serbia nuk mendon mirë, por jemi të gatshëm për çdo skenar

Siguria në Kosovë/ Osmani: Serbia nuk mendon mirë, por jemi të gatshëm për çdo skenar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot për mediat se Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Osmani, ka deklaruar se vendi është i gatshëm për çdo skenar të Serbisë.

Ajo ka thënë se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.

E pyetur për ndonjë sulm të mundshëm, Osmani ka thënë se dihet që Serbia nuk mendon e nuk planifikon ndonjë gjë për mirë.

Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t'i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin.

Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë.

Me rëndësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy