Neza: Votimi për Berishën nuk ishte garë, që në nismë të Foltores, ai ishte parë si kryetar

Neza: Votimi për Berishën nuk ishte garë, që në nismë të Foltores, ai ishte parë si kryetar

Duke analizuar situatën e garës në zgjedhjet e fundit për kryetarin e ri të PD, gazetari dhe ish-anëtari i AMA-s, Sami Neza, u shpreh në studion e emisionit “MCN live”, se e njëjta për të, nuk cilësohet si një garë brenda partisë.

Sipas tij, votimi për Berishën nuk ishte i tillë, pasi që në nismë të Foltores, ai ishte parë si kryetar i partisë.

Votimi për Berishën, nuk kishte karakteristikat e një gare, që kur nisi Foltorja, ajo ishte formuluar asisoj, që shihej si një kryetar i ardhshëm i PD-së.

Siç u zhvilluan ngjarjet brenda PD-së, nuk kishte rrugë tjetër, përveçse kandidimi i tij, dhe përmbyllja e organizimit. Unë e mirëkuptoj këtë situatë, sepse kjo ka qenë si një situatë ndeshje, ose lufte deri diku brenda partisë, dhe palët luajtën në mbrojtje.

Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që nuk kam parë përmasat e një rithemelimi të një procesi por një përqendrim të opozitës, që të formulojë edhe një alterativë.

Pra, shohim një rezistencë e cila është rritur më dukshëm përballë qeverisë. Berisha ka fituar përballë një pleksjeje e cila ishte prezentë dukshëm, pavarësisht nga mënyra sesi funksiononte opozita përballë qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy