Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik

Qëndrimi i dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare në mbledhjen e Këshillit Politik ka zgjatur pak minuta, pasi Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë larguar nga tryeza në shenjë proteste.

Mësohet se shkak janë bërë amendimet e propozuara nga PS, ku përfaqësuesit e opozitës kanë refuzuar të diskutojnë për to.

Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e patën konfirmuar edhe dy përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët në një dalje për mediat ditën e sotme thanë se nuk e pranojnë draftin e PS dhe kërkojnë ekpertizën e OSBE/ODIHR për arritjen e një konsensusi.

Më herë mazhoranca refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën, por palët ranë dakord që të mblidhen sot për të vijuar diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet.

Opozita kërkon lista të hapura 100 %, ndërsa për mazhorancën kjo do të bëhet vetëm nëse garantohet kuota gjinore.

Në lidhje me koalicionet, opozita jashtëparlamentare kërkon që të pyetet OSBE-ODIHR. Mazhoranca i ka lënë afat opozitës 30 shtatorin për të sjellë të gjitha propozimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy