Borxhi që qytetarët shqiptarë kanë ndaj KESH-it, ka arritur në 200 milionë euro. Kështu u shpreh nga Vlora, kryeopozitari Lulzim Basha, gjatë një takimi që pati me demokratët e Vlorës.
Basha tha se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anulluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve.
Kreu i opozitës përmendi edhe protestën e 27 janarit. Prej disa ditësh, kryedemokrati Basha po zhvillon takime në bazë, për të siguruar sa më shumë pjesëmarrje në protestën e fundjanarit.



