Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një dalje për mediat, Kryemadhi ka falendeuar shqiptarët për pjesëmarrjen masive dhe tha se protesta ishte qytetare, duke shtuar se është opozita që çdo ditë e më shumë e afron vendin me BE, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama, bën të kundërtën.
“I bej thirrje Ramës të dalë nga tuneli i krimit t'i thërrasë ndërgjegjes, të largohet se është vetëm, e kanë lënë shqiptarët vetëm, por edhe ministrat dhe drejtorët, të largohet. Nëse Ramës sot i dhimbset më shumë kauçuku i derës së kryeministrisë sesa e ardhmja, kazani, tepsia, tutat e sportit, shqiptarët kanë ëndërr evropiane për vendin e tyre në Evropë", tha Kryemadhi.
"Rama të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë", tha Kryemadhi dhe sipas saj "ai duhet të tërhiqet, të largohet sepse tashmë është vetëm". Shefja e LSI në fjalën e saj vazhdoi me akuzat ndaj kreut të qeverisë se shqiptarët e kanë lënë vetëm ministrat dhe drejtorët e kanë lënë vetëm.
"Nuk ka zgjidhje tjetër të largohet për t'i dhënë mundësi Shqipërisë për t'u hapur negociatat. Koha e tij mbaroi, tani ai është kthyer në një send të vjetër, por pa vlerë, është kthyer në një mbulesë për të mbuluar kallçukun e Kryeministrise", deklaroi Kryemadhi.



