
Kuvendi në Maqedoninë e Veriut voton të dielën qeverinë teknike, e cila do ta çojë vendin në zgjedhjet e 8 majit. Talat Xhaferri është ngarkuar nga presidenti Pendarovski me detyrën e formimit të qeverisë së re, shumë prej ministrave të së cilës do të jenë shqiptarë.
Qeveria e Xhaferrit, i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka mandate 100-ditor. Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik është i kufizuar.
Më 8 maj, Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Ministrat e propozuar nga BDI:
Artan Grupi- Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Bujar Osmani- Ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi- Ministër i Financave
Kreshnik Bektashi- Ministër Ekonomie
Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës



