Rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Kim: Vota e lirë, themelore për demokracinë

Rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, Kim: Vota e lirë, themelore për demokracinë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Teksa i referohet rekomandimit numër katër të OSBE, që lidhet me patronazhistët, Kim me anë të një postimi në Twiter, thekson se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR.

Ndër të tjera ajo shprehet se qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë dhe pa frikë.

Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme është themelore për demokracinë.

Mesazhin e saj Kim e ka shoqëruar me një postim të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit, i cili gjithashtu e ka vënë theksin te publikimi i të dhënave personale që citohet në raport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy