
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka lënë një mesazh ngushëllimi në librin e hapur në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë për ndarjen nga jeta të Papa Benediktit të XVI.
Ai u shpreh se ishte “një filozof dhe teolog i madh dhe një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të tij”.
Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë.
U prehtë në paqen e përjetshme!



