
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, akuzon qeverinë se ka propozuar heqjen e rreth 300 metër katror nga lista e pronave shtetërore që i përkasin Akademisë së Shkencave. Çupi ka publikuar në profilin e saj një vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin ministri i Brendshëm propozon heqjen e kësaj sipërfaqeje nga lista e pronave shtetërore që i përket Akademisë së Shkencave.
“Për çfarë i duhen Kryeministrit dhe 300 metër katror mu në qendër të Tiranës duke ia hequr Akademisë së Shkencave??!! Kush mundet ta kuptojë këtë VKM? Kush e përvetëson këtë sipërfaqe të kërkuar nga Xhafa? Babëzia për përvetësimin e çdo prone publike ka prekur edhe Akademinë e Shkencave. Pasi morën prona në çdo cep të Tiranës, duke përfshirë edhe Teatrin e çdo pronë tjetër shtetërore, përmes projektit grabitqar PPP, tashmë radhën e ka Akademia e Shkencave duke i hequr kësaj të fundit nga lista e pronës shtetërore një sipërfaqe prej 297 metër katror të fondit të librave.”, shkroi ajo.
Sipas Çupit, asnjë informacion nuk është publikuar, madje as “Akademia e Shkencave nuk është vënë në dijeni për këtë akt grabitqar të ambienteve të saj”.



