Studentët e Mjekësisë punë me detyrim, Zhupa: Të trajtohet si degë prioritare, jo të mbash peng diplomën

Studentët e Mjekësisë punë me detyrim, Zhupa: Të trajtohet si degë prioritare, jo të mbash peng diplomën

Deputetja demokrate, Ina Zhupa kërkesën e studentëve të Mjekësisë depozituar në Kuvend për anulimin e projektligjit që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, e cilëson të rëndësishme.

Në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin për Edukimin, ku diskutohej projektligji, Zhupa kërkoi që studentët të lihen të lirë dhe të motivuar dhe jo si në burg me detyrim.

Propozimet reale që kanë studentët dhe janë më të shqetësuar se deputetët dhe ministria për të qëndruar këtu, atë shqetësimin e kanë më të madh për të qëndruar këtu se kanë familjen këtu dhe janë shumë humanë ata që zgjedhin të studiojnë Mjekësinë.

Ata ofrojnë zgjidhje alternative, duke iu dhënë zgjidhje alternative që të firmosin kontrata që marrin një pagesë jo të firmosin kontrata që iu marrin atyre dhe nuk iu japin diplomën.

Nuk duan të bëhen barrë për prindërit dhe të detyrohen të ikin. Ne duhet t’iu paraqesim kërkesën e studentëve ministrisë, ndërsa Ministria e Arsimit thotë se rëndësi ka që qëndrimi i studentëve të jetë me detyrim.

Duhet firmosur si kontratë që të trajtohen si degë prioritare. Nuk e lidh dot që degë prioritare janë ato ku nevojat janë prioritare për shëndetin e njerëzve, dhe jo vetëm ato degë që mbyllen.

Ti po bën një ligj të posaçëm për nevojën që ka kjo degë për jetën e njeriut.

Për mua është më degë prioritare Mjekësia që varet me jetën e njeriut, se sa X degë që mund të ketë më pak rëndësi dhe është duke u mbyllur.

Projektligji nuk u nis për tu diskutuar me studentët. Ti mbash peng diplomën 1 apo 2 vite, thjesht shtyn në kohë ikjen, nuk e ndalon dot. Duhet të rritet motivimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy