“Në Lezhë do të ketë përplasje”, Këlliçi: PD-ja do duhet të iniciojë revoltë tek qytetarët (VIDEO)

“Në Lezhë do të ketë përplasje”, Këlliçi: PD-ja do duhet të iniciojë revoltë tek qytetarët (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi paralajmëroi në studion e MCN Live se gjatë zgjedhjeve të ardhshme do të ketë përplasje në qarkun e Lezhës.

Më tej Këlliçi tha se aksioni politik i PD-së duhet të intensifikohet pasi është e nevojshme që të ngjallet një reagim i fortë shoqëror.

Do të fitojë Ulsiu në qarkun e Lezhës? Është vetë Ulsiu që nuk pranon, do ta shihni se çfarë ndodhi në Lezhë, do të ketë përplasje të jashtëzakonshme. Duke qenë se Rama dje zhbëri Rilindjen, padiskutim do të ketë pasoja elektorale, do ketë pasoja tek njerëzit e tij, tek bashkëpunëtorët në vite. Duke i dhënë një mesazh që unë do fitoj si në 97, i jep një mesazh të tijëve rrini në rresht ose do ju çoj në SPAK.

Jam dakord për radikalizimin e situatës dhe të aksionit politik në PD. Ne jemi në protestë permanente në 3 nukle. Çdo javë protestohet para bashkisë. Protestohet çdo javë në aksin Thumanë-Kashar.

Nuk mjafton kjo. Aksioni politik duhet të intensifikohet. PD do duhet të ngjallë një reagim shumë të fortë shoqëror, do duhet të iniciojë revoltë për shkak se në këtë vend ka vdekur mekanizmi i votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy