Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani, marrëveshje për forcim të bashkëpunimit

Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani, marrëveshje për forcim të bashkëpunimit

Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e politikës së jashtme.

Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parashikon së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Gjermaninë.

Kjo sipas Cakajt, është bërë më synimin për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave të përbashkëta.

Gjithashtu, kryediplomati Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët.

“Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani”, tha Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy