Gazetari Basir Çollaku u shpreh pro mbajtjes së primareve në PD, pavarësisht risqeve dhe rreziqeve që mund të ketë ky proces.
Duke folur në MCN Live Çollaku tha se është më mirë të bëhet ky proces sot, dhe të përmirësohet në të ardhmen, se sa mos të kryhet fare.
“Kushdo që merret me politikë s’duhet të frikësohet nga vota. Tek e fundit primaret janë cilët besojnë më tepër anëtarët e partisë, është një lloj gjykate për sjelljen politike të gjithë pretenduesve. Ka momente ku duhet korrektuar, por nëse nuk e nis nuk bëhet. Nëse duam ta forcojmë dhe shëndoshim demokracinë e brendshme, ky proces me gjithë problemet, unë e shoh më të shëndetshëm, forcon fuqinë e kandidatëve. Sa më shëndet të prodhojë vota në përzgjedhjen e gjithë pretendentëve, natyrisht është i nevojshëm edhe selektimi, s’e mund të hyjë dikush me njohje dhe fuqi financiare në degë të caktuar, dhe të shkaktojë ndryshime ne rezultat, këto janë raste përjashtuese, por ekzistojnë si risk. Është model amerikan, ne duam t’i thithim për 1-2 vjet, ndërkohë që vendet me demokraci kanë 200 vjet që i bëjnë. Nuk do presim 200 vjet, por do t’i thithim më shpejt. Është më mirë ta bëjmë jo shkëlqyeshëm sot, ta bëjmë më mirë nesër, se sa mos ta bëjmë fare. Edhe primaret e 2023-shit nxorën më shumë kandidatë cilësore se herët e tjera".
Çollaku thekson se PD ka aleatë, ndërkohë që në PS propozuesit për kandidatët janë krimi i organizuar dhe grupet kriminale.
"Nuk e shoh në vështirësi PD-në. Berisha është mjeshtër i marrëveshjeve. PD ka aleatë. Në kampin tjetër s’shoh një diskutim a ka aleatë PS? Po ka aleatë, janë bandat dhe krimi i organizuar. Ndikuesit dhe propozuesit për kandidatët janë krimi i organizuar dhe grupet kriminale. Në listën e Çyrbes është edhe kryeministri Rama. Dallimet mes dy modeleve janë thelbësore. Unë i shoh si elektorat opozitar, jo vetëm partitë që janë marrëdhënie me PD-në, por edhe qytetarë që kanë votuar në 2023-shin PS-në. Ata jetojnë më keq. Po prodhojmë një Shqipëri më të madhe jashtë se sa brenda vendit".



