Kryemadhi- Ramës: Nuk ka më “qetësi dhe dashuri” me një kriminel

Kryemadhi- Ramës: Nuk ka më “qetësi dhe dashuri” me një kriminel

Monika Kryemadhi mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së nga ku , me një ton të ashpër politik, i ka çuar një mesazh kryeministrit, duke deklaruar se koha e “qetësisë dhe dashurisë” ka mbaruar.

Kryetarja e LSI-së ka përdorur këtë term aq të njohur dikur, thënë nga goja e Presidentit të sotëm Ilir Meta, dikur kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“ Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë. Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve. E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo. Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë” u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së , komentoi edhe marrëveshjen opozitare, të arritur pak ditë më parë. Sipas saj, qëllimi i kësaj marrëveshje me PD dhe partitë e tjera opozitare është një qeveri tranzitore, sipas së cilëve do të mundësojë realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë qëllim, Kryemadhi tha se ia ka bërë të qartë edhe faktorit ndërkomëbtarë, duke theksuar se pavarësisht çdo përpjekeve të tyre për të gjetur një zgjidhje pa arritur deri në pengimin e zgjedhjeve, ata nuk do të lëkunden nga qëndrimi i tyre.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI, kërkoi angazhimin maksimal të strukturave të LSI-së. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të zgjohen nga gjumi. Kryemadhi tha se LSI duhet të takojë qytetarët, për ti treguar rolin e LSI në tetë vitet e qeverisjes së saj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy