Qytetarët në Bashkinë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës do të zgjedhin këtë të diel kryebashkiakët e tyre të rinj.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në 09:00 pjesëmarrja në total është 2.37%, pra 4444 qytetarë.
Nga Bashkitë, Mati rezulton me pjesëmarrjen më të lartë, ndërsa Vlora me më të ulët.
Vlorë -1.33 %, pra 1.238 votues
Votues të regjistruar – 171.895
Berat – 2.35%, pra 1.119 votues
Votues të regjistruar – 82.161 votues
Cërrik – 2.9%, pra 578
Votues të regjistruar – 38. 724 votues
Mat – 6.2%, pra 1.187
Votues të regjistruar – 29. 092 votues
Tepelenë – 4.4%, pra 321
Votues të regjistruar – 12.667 votues
Deri më tani procesi i votimit ka vijuar pa probleme.



