E ndërsa ministrat, deputetët, ambasadorët dhe të gjithë të papranishmit që ishin në ceremoninë e betimit të Metës si President, po qendrojnë në hollin e Presindecës dhe po urojnë presidentin e ri, kryeministri Edi Rama është larguar nga aty.
Pasi u takua me ish-aleatin duke i dhënë dorën për detyrën e re, kreu i qeverisë nuk ka ndenjur më gjatë në ambientet e presidencës.
Rama ka ndaluar vetëm për pak minuta duke diskuruar me disa prej pronarëve të medias që ishin të pranishëm në presidencë ai është parë të largohet.
Të parët që u larguan nga presidenca ishin kreu i PD Basha dhe Berisha të cilët shmangën një shtrëngim duarsh me presidentin e ri.