Opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar para bashkisë kundër kryebashkiakut Erion Veliajt të cilin e konsiderojnë si kokën e aferës së dosjes 5D.
Qindra qytetarë dhe deputetë opozitarë bllokuan rrugën Abdi Toptani, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet me policinë.
Drejtuesit e Rithemelimit thanë se protestat do të jenë kombëtare dhe do të vijojnë deri në arrestimin e Veliajt për korrupsion.



