Ligji arsimit të lartë, Marku pas takimit me Nikollën: Nëse s’marrim përgjigje shkojmë në grevë

Ligji arsimit të lartë, Marku pas takimit me Nikollën: Nëse s’marrim përgjigje shkojmë në grevë

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Mark Marku, njëkohësisht edhe koordinatori i Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Pas takimit që zgjati rreth 2 orë e gjysmë Marku, tha së është diskutuar mundësia për amendime të ligjit të arsimit të lartë dhe se ministrja kërkoi kohë “që të diskutojë kërkesat tona dhe të na jepte një përgjigje”. Marku në një prononcim për media, ai deklaroi se pedagogët janë të interesuar për një diskutim serioz.

Diskutuam per statusin e profesorit, statusin e akasemikut, statusin financiar, rritje e pagave, problemet që ka pasur deri tani me pagat dhe statusin e studentëve në universitet. Kemi paraqitur gjithë idetë tona për daljen nga situata ku është universiteti publlik, do i depozitojme me shkrim kërkesat dhe ministrja kërkoi kohë për të na dhënë përgjigje dhe koha është 10 mars. Nëse s’do marrim pëgjigje shkojmë në grevë, s’është problem por meqënëse kemi hapur një proces negocimi do presim se s’duam që edhe zgjidhjet të jenë të ngutshme”, tha Marku.

Marku theksoi se në mënyrë konstante ne si forum dhe UT ka qenë pothuajse 90% në oponencë me ligjin, kundër ligjit. Ne nuk po vëmë kushtëzime, duam të diskutojmë seriozisht.

"Ne si Forum që në fillim kemi bërë oponencën më të madhe që në momentin që janë shfaq draftet e para për ligjin e arsimit të lartë. Në mënyrë konstante ne si forum dhe UT ka qenë pothuajse 90% në oponencë me ligjin, kundër ligjit. Ne nuk po vëmë kushtëzime, duam të diskutojmë seriozisht. Kushtëzimet vinë në fund, është protesta nuk ka zgjidhje tjetër. Mendoj se qeveria nuk ka asnjë lloj interesi që ta lërë gjendjen të eskalojë, të thellohet më keq se do të dëmtohet vetë qeveria, Universiteti, studentët, prindërit, pedagogët", deklaroi pedagogu Marku.

Marku hodhi poshtë zërat se qeveria nuk e sheh ligjin e arsimit të lartë si problem. Ai theksoi se nëse qeveria ka 10 ditë që diskuton do të thotë se problemi ekziston, nëse qeveria mohon se ekziston problemi, është problem autik i qeverisë nuk është problemi ynë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy