10-vjetori i takimit të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit/ Meta: Më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal

10-vjetori i takimit të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit/ Meta: Më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta merr pjesë sot në përvjetorin e 10-të të takimit të udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj të Sllovenisë.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit.

“Kënaqësi të marr pjesë sot në takimin e 10 të udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë. 

Ky takim i rëndësishëm sot i udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, theksoi më tej Presidenti Meta.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit.

Pritet që kreu i shtetit të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, sipas njoftimit të Presidencës.

Gjithashtu do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces, që është konsideruar nga vetë ai si “shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal”.

Procesi Brdo-Brijuni është event vjetor në Ballkanin Perëndimor. U iniciua në vitin 2013 nga presidenti slloven, Borut Pahor dhe presidenti kroat, Ivo Josipoviç. Takimi i parë zyrtar ishte në Brdo pri Kranju, Slloveni.

Fokusi kryesor i Procesit është zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy