
Avokati Redon Meksi thotë se rritja e çmimeve të hidrokarbureve është vetëm maja e ajsbergut e një abuzimi të madh në këtë sektor. Në protestën e mbajtur sot para Kryeministrisë, ai u shpreh se oligarkët e hidrokarbureve përfitojnë prej vitesh nga taksat që rëndojnë në xhepat e qytetarëve dhe e gjitha kjo me bekimin e qeverisë.
Ka abuzim, vjedhje, spekulim nga ana e oligarkëve të hidrokarbureve prej kohësh. Ka evazion që në 10 vitet e fundit mund të jetë mbase 1 miliard e gjysmë euro apo më shumë. Kemi një qeveri që pasurohet nga taksat mbi hidrokarburet dhe këto taksa i çon në xhepat e oligarkëve.



