Shkullaku: Basha dhe Berisha po “përdorin” Edi Ramën për pushtet

Shkullaku: Basha dhe Berisha po “përdorin” Edi Ramën për pushtet

Gazetari Armand Shkullaku, në emisionin e sotëm në “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN TV, tha se në këtë situatë të cilën ndodhet PD, si Lulzim Basha, ashtu edhe Sali Berisha, po përdorin Edi Ramën për të nxirë kundërshtarin. 

Sipas Shkullakut, kjo është një luftë e ndyrë dhe nuk u shkon asnjërës palë.

“Kjo lojë po e humbet seriozitetin si nga Basha, si nga Berisha. Berisha thotë që Basha është peng i Edi Ramës, që e përdor ai, dhe Basha në vendë se të distancohet, ta vërë në lojë, ai i përgjigjet më të njëjtën monedhë, ai tani përgjgjet që ky po bën puç me Edi Ramën. Basha po mundohet të luftojë Berishën me të njëjtën filozofi si Berisha.

Në këtë luftë politike po përdoret Edi Rama, për të nxirë kundërshtarin, është idiotësi, budallallëk, të dya palët po përdorin Ramën për pushtet, dhe kjo nuk u shkon, është luftë e pandershme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy