Aktakuzat, Thaçi u drejtohet sot qytetarëve nga zyra e tij

Aktakuzat, Thaçi u drejtohet sot qytetarëve nga zyra e tij

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, sot (28 qershor) do tu drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.

Ky do të jetë komenti i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë ai të premten (26 qershor), përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit.

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.

Prokroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme.

Për këtë arsye, Thaçi anuloi vizitën e tij në Uashington, e të njëjtin veprim bëri dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duke bërë që takimi më 27 qershor mes Kosovës dhe Serbisë të mos realizohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy