Reciprociteti për targat/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

Reciprociteti për targat/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave që vijnë nga Serbia në Kosovë, ka thënë se të dy palët duhet të ndalin menjëherë tensionet dhe ta shfrytëzojnë dialogun për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet për çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Ai në një konferencë për media ka thënë se BE është duke vëzhguar situatën nga afër.

“Liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, është shprehur Stano.

Po ashtu, Stano ka theksuar se dialogu është platforma e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”, shtoi Stano.

Ndërkaq, MPB shkruan se kjo është ndërmarrë për qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetareve pas skadimit të marrëveshjes së 15 shatorit të vitit 2016.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht, MPB dhe policia kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

MPB njofton se situata është e qetë dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy