Basha hedh poshtë një marrëveshje Meta-Berisha

Basha hedh poshtë një marrëveshje Meta-Berisha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke folur në emisionin ‘Opinion’, ka mohur se është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Metën ditën e sotme.

Po ashtu, Basha tha se është i gatshëm për tu takuar me Metën në funksion të zgjidhjes së krizës në vend.

"Nuk kam pasur takim me Metën. Nuk kam pasur kontakte me Metën. Jam i hapur për takim me Metën. Nëse unë jam në katin e parë të një godine dhe ai në katin e tretë ky nuk është takim”, tha Basha.

Ndërsa, i pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

 “Absolutisht jo!” – ishte përgjigja e Bashës.

“Berisha as më ka kërkuar, as dhe ka lidhur marrëveshje me Metën dhe asnjë tjetër”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy