
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi duke thënë se uron që opozita të riforcohet që nesër të jetë forcë qeverisëse.
Ndër të tjera ajo u shpreh se do të takohet me delegatët dhe uron që ta votojnë si anëtare të Këshillit Kombëtar.
Sot ne duhet të kemi një strukturë të re të PD se nuk ka një udhëheqës. Ne duhet të mblidhemi dhe të riforcohemi që sot të jemi opozitë e fortë dhe nesër të jemi forcë qeverisëse. Duhet të rimëkëmbemi sa më shpejt. Unë sot do të takohem me delegatët dhe shpresoj të më votojnë gjerësisht.
Ndërsa ish-deputeti i PD Myslym Murrizi teksa pranoi situatën e vështirë ku është sot PD, tha se shpreson që e gjithë opozita të bashkohet
Isha viktimë e Lulit, koha më dha të drejtë. Pjesa më e rëndësishme e një partie janë militantët jo deputetë dhe këtu shoh plotë militantë. Nuk është surprizë ardhja ime këtu se jam në shtëpinë time. Nga 9 shtatori nuk ka patur opozitë sepse debati ka qenë i përqendruar brenda PD. Unë besoj te fuqia e votës së qytetarëve shqiptarë. Në zgjedhjet e ardhshme do votojnë dhe emigrantët dhe shpresoj që opozitarët shqiptarë do bashkohen rreth PD.



