Programi qeveritar kaloi pa debat/ Kume: Opozita u tregua e papërgatitur dhe ra në grackën e mazhorancës (VIDEO)

Programi qeveritar kaloi pa debat/ Kume: Opozita u tregua e papërgatitur dhe ra në grackën e mazhorancës (VIDEO)

Seanca parlamentare për miratimin e programit qeveritar u mbyll në më pak se 25 minuta, pa asnjë diskutim apo debat, duke habitur jo vetëm opinionin publik, por edhe vetë opozitën, e cila e kishte paralajmëruar si një seancë “të nxehtë” dhe maratonë.

Gazetari Mariglen Kume, në një analizë për “MCN Live”, deklaroi se opozita ra në një grackë të mazhorancës, duke u treguar e papërgatitur dhe e paaftë për të përballuar politikisht situatën.

Ishte një seancë solemne, ku ishin të pranishëm një numër i madh ambasadorësh, por mazhoranca e mbylli në mënyrë të shpejte, pothuajse me arrogancë institucionale. 

Në fund, i vetmi që përfitoi ishte Edi Rama që doli sërish si ‘viktimë’ përballë një opozite që bën vetëm zhurmë dhe skena. 

Opozita kishte dijeni për qëndrimin e mazhorancës, pasi Taulant Balla kishte paralajmëruar në Konferencën e Kryetarëve se çdo tentativë për zhurmë apo kaos do të sillte ndërprerjen e seancës.

Kume ishte kritik ndaj sjelljes së opozitës, të cilën e quajti “e dembelosur dhe e papjekur”, duke theksuar se edhe përfaqësues të lartë të saj, që njihen si juristë të mirë, nuk treguan përgjegjshmëri ndaj Kushtetutës.

Pavarësisht kësaj, opozita nuk erdhi e përgatitur me diskutime, me denoncime, me fjalime të mirëstrukturuara, u tregua një ‘opozitë e dembelosur’.

 Programi qeveritar ishte vetëm 50 faqe. Mund të lexohej, të analizohej dhe të kritikohej me argumente, por ajo që pamë ishte një opozitë që bëri zhurmë dhe më pas u përul duke kërkuar një seancë tjetër. 

Ishte e panevojshme që një figurë si kreu i grupit parlamentar të PD-së, i njohur si jurist i mirë, të përfshihej në veprime që e flakërojnë Kushtetutën. 

Kjo nuk është opozitë që sfidon me ide, por një opozitë që vetëm reagon emocionalisht dhe pa strategji. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy