Berisha: Revolucion, do të bëjmë gjithçka për të larguar Ramën nga pushteti. Familjarët e tij të zhytur në tendera

Berisha: Revolucion, do të bëjmë gjithçka për të larguar Ramën nga pushteti. Familjarët e tij të zhytur në tendera

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me strukturat drejtuese të degëve nr.2 dhe 5 në Tiranë, deklaroi se opozita është në një revolucion demokratik paqësor.

Ai foli për një rrugë tjetër për përmbysjen “e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama”, për të cilin tha se ka arritur në një stad, që kundërmon në Shqipëri, rajon dhe mbarë botën.

Sipas tij, Rama ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë.

Ka arritur në një stad që përbën rrezik real për çdo shqiptar. Ka arritur në një stad i cili në vend që të ishte vetëarkivuar për ato që ka kryer, përpiqet që të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij, qoftë edhe si kufomë politike siç është sot.

Ndaj dhe ne jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore, e cila do të vazhdojë deri në ditën e përmbysjes së këtij despoti, e këtij krim-ministri i cili nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë kufizim, asnjë normë, kur vjen puna për pushtetin e tij, për pasurimin e tij, kur vjen puna për të goditur kundërshtarët dhe vlerat e demokracisë.

 Atëherë ne do të jemi në këmbë, do të përballemi me të, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti.

Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh të cilët nëse ju i vëreni, i studioni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptarë në çdo akt, veprim dhe vendim.

Rrezatojnë atë urrejtje që ka hajduti për viktimën e tij. Hajduti kur vjen viktimën thotë mirë ja bëra se ky ishte i tillë dhe i atillë. Këta vjedhin qytetarët dhe mirë ua bëjmë, thonë, këta qytetarë kështu e meritojnë thonë.

Berisha shtoi se e thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni zyrtar, kushtetues për të kontrolluar shpenzimet e buxhetit, për të kontrolluar buxhetin e shtetit si përdoret.

Në 9 muaj thotë, Edi Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur dhe abuzuar 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë mjaftojnë për të rritur rrogat e të gjithë rrogëtarëve në Shqipëri 130%.

Fondi i përgjithshëm në Shqipëri është 97 miliardë lekë në vit. Këta kanë vjedhur dhe shpërdorur 122 miliardë lekë.

Këta për vete janë të pangopur, Edi Rama mori detyrën e kryeministri i akuzuar me raport nga OSBE-ja se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 milionë euro.

Edi Rama nuk guxoi nga ajo ditë gjer sot ti thotë një gjysmë fjale, se mund të ndodhë që të të akuzojnë kot dhe ti del e bën deklaratën se kjo është një shpifje, por kjo nuk një shpifje dhe nuk guxoi me çelë gojën.

Po pse nuk guxoi me çelë gojën, sepse ai ishte akuzuar në mënyrë të përsëritur se merrte 1 milionë e 2 milionë, në gjithë Tiranën njihej si mister 20%, por 20% e merrte kur ishte kryetar bashkie, kurse atij që do të ndërtonte kullën e lartë tek bulevardi i ri, ndërmjetësit të tij i tha se unë dua 100 milion, 25% të saj.

Ai u skandalizua si mund të jap 100 milionë, por kjo është e vërteta. Edi Rama e konsideron Shqipërinë si çiflig të vetin.

Berisha shtoi se ligji nuk lejon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera, por se familjarët e tij janë të zhytur në tendera.

Ai tha se baxhanaku i tij është i përfshirë me dhjetëra, qindra milionë euro në tendera.

Del dhe thjeshtra tani, të gjitha kompanitë ku punon thjeshtra, të gjitha tenderat e ministrisë së Kulturës dhe bashkisë. Nuk ka kufi, nuk ndalet me asgjë.

Po pse thotë Komisioni i Kontrollit të Shtetit, sepse KLSH e ka të qartë siç e ka të qartë çdo qytetar shqiptar, se kurrë një kilometër rrugë nuk mund të kushtojë 22 mln euro, apo 24 mln euro.

Se tuneli në Krrabë i standardeve më të shkëlqyera ka kushtuar 14 mln euro km, se tuneli në Kalimash i standardeve më të shkëlqyera ka kushtuar 18 mln euro km, duke qarë shkëmb, kurse këtyre në fushë u kushton 22 mln euro kilometri.

Po pse thotë KLSH se kanë vjedhur 122 miliardë, sepse rrugët anësore Lekaj-Fier, kushtojnë 7 mln euro kilometri, në një kohë kur autostradat Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 mln, autostrada Kavajë-Lushnje ka kushtuar 1.5 mln dhe me radhë. Ndaj dhe këta vjedhin buxhetin sikur ta kenë të familjes së tyre, por rroga, pensionet nuk i rrisin.

Shqiptarët, largohen dhe largohen, krijon kushte për largimin e shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy