Shumë familje në Kurbin po i kalojnë Krishtlindjet në çadra apo kontenier, e kështu do i gjejë dhe nata e ndërrimit të viteve. 3 vite pas tërmetit shkatërrimtar, procesi i rindërtimit është ende larg përfundimit.
Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Kastriot Piroli, i cili fajëson pushtetin vendor dhe atë qendror për mungesë vëmendje dhe braktisje të familjeve të prekura nga tërmeti në Kurbin.
Në të njëjtën linjë ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kurbinit Behar Haxhiu, sipas të cilit prej tre vitesh për këta familje nuk ka festë.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëtorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe rreth 2 mijë familje, ndërsa përfundimi i procesit të rindërtimit duke ende larg.



