Andoni: Raporti i PE iu shkon në thelb problemeve, duhet të jemi në alert për sigurinë

Andoni: Raporti i PE iu shkon në thelb problemeve, duhet të jemi në alert për sigurinë

Analisti Ben Andoni, raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e sheh si shkuarje në thelb të problemeve.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se evidentimi që i kanë bërë problemeve të drejtësisë, si stoqet e dosjeve dhe krimi i organizuar, e bëjnë situatën të frikshme.

 

Sipas tij, nëse draft raporti flet në mënyrë të përgjithshme, kur preket pjesa e sigurisë duhet të na bëjë që të jemi në alert dhe sidomos mazhoranca qeverisëse.

 

Draft-raporti i Parlamentit Europian i ka shkuar problematikave tona në thelb. Kanë folur që nga drejtësia, infrastruktura, investimet në arsim, infrastrukturë, procesi zgjedhor. Në raport thuhet se e gjithë infrastruktura zgjedhore ishte e mirë, por se problemi mbetet te zbatimi. Është një raport që të bën që të dhembi koka. 

 

Ka qenë një kritikë shumë e madhe për pjesën e qeverisjes së zotit Rama dhe mbi të gjitha një alarm për klasën politike shqiptare, sidomos mazhorancën. Evidentimi që i kanë bërë drejtësisë, stoqet e dosjeve, është e frikshme dhe sidomos krimi i organizuar. 

 

Nëse draft raporti flet në mënyrë të përgjithshme, por kur preket pjesa e sigurisë duhet të na bëjë që të jemi në alert, sidomos mazhoranca qeverisëse që po humbet pikë ditë pas dite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy