Qëndresa Qytetare: Disa QV janë pushtuar nga persona të paautorizuar, KQZ dhe Policia e Shtetit të marrë masat

Qëndresa Qytetare: Disa QV janë pushtuar nga persona të paautorizuar, KQZ dhe Policia e Shtetit të marrë masat

Organizata “Qëndresa Qytetar”, pas vëzhgimit të procesit zgjedhore deri në ora 13 ka zbardhur disa gjetje përkitazi me ngecjet dhe problematikat të identifikuara përgjatë procesit zgjedhor në vend.

VËZHGIMI I PROCESIT ZGJEDHOR DERI NË OREN 13:00 NE 14 BASHKI - Qëndresa Qytetare

Qëndresa Qytetare: Qendrat e Votimit janë pushtuar nga persona të pauatorizuar. KQZ dhe Policia e Shtetit të marrë masat.

QQ: Përfaqësues të administratës publike po përdorin postin duke ndikuar njerëzit për të votuar.

Gjatë monitorimit të procesit të votimit deri në orën 13:00 nga vëzhguesit e Qëndresës Qytetare janë vënë re problematikat e mëposhtme:

• Pezullimi i procesit në 532 qendrat e votimit, ku pajisjet e identifikimit elektronik nuk punuan, ndikoi në dekurajimin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës.

• Presion dhe intimidim nga drejtues të administratës dhe kandidatë për zgjedhjet lokale ndaj qytetarëve në bashkitë Elbasan, Tiranë, Kukës dhe Durrës, brenda dhe në oborret e qendrave të votimit.

• Janë evidentuar raste të votimit familjar në bashkitë Shkodër, QV. 266, 2122/00, 313/1dhe në Bashkinë Tiranë QV 1996/1. Problematika gjithashtu në këto qendra janë vënë re edhe në pozicionimin e dhomës së votimit, e cila ekspozon votuesin kah vëzhguesve dhe komisionarëve në lëvizjet e dorës gjatë procesit të votimit.

• Vëzhguesit e Partive Socialiste shënojnë ID-të e votuesve, pas përsëritjes me zë të lartë të kodit të votimit nga e komisioneri pas verifikimit në pajisjen PEI, duke intimiduar zgjedhësit.

• Në Bashkinë Kukës, Drejtori i Burgut të Kukësit ka shoqëruar në qendrën e votimit të burgosurit duke qëndruar pranë tyre gjatë procesit të votimit në QV - 0647

• Vihet re prezenca e numrit të lartë të personave të paautorizuar ose me bage, jo nga KQZ të cilët shoqërojnë, orientojnë dhe komunikojnë me votues. Ky fenomen është evidentuar në QV 266, 276/ Shkolla Prenk Jakova, QV 2464, 2454/1, 2361/00 Elbasan, Shkolla Edith Durham, Shkolla Dëshmorët e Prishtinës, tek QV 309/1 dhe 310.

• Janë evidentuar raste të përdorimit të aparateve celularë brenda qendrave të votimit dhe tentativave për të fotografuar votën, konkretisht në QV 732, 734, 741, 734/1, 741/1 në Lezhë.

• Në QV 1357 në zonën e Yzberishit në Tiranë janë penguar vëzhguesit dhe përfaqësuesit e medias për të vëzhguar procesin e votimit me justifikimin e hapësirave të ngushta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy