Berisha: Yuri Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Berisha: Yuri Kim dhe Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer, prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës.

Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente. Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë.

Por këtë nuk e dha Yuri Kim, nuk e tha Matthew Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës. Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin. Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim. Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy