Fatos Malaj, ish-kandidat për deputet në Greqi, tha në studion e MCN Informacion se Shqipëria dhe Greqia mund të arrijnë një marrëveshje për çështjet pezull deri në fund të këtij viti. Ai theksoi se Greqia nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Mediat greke diktuan në mënyrë korrekte vizitën e zotit Rama. Mediat që i përkasin apo shprehin forcat opozitare këtu në Greqi u morën me mënyrën e veshjes së zotit Rama. Për faktin që marrëdhëniet shqiptaro-greke hynë në një fazë të rëndësishme, pritet një marrëveshje e rëndësishme. Dy janë pikat kryesore: për Greqinë ajo e zonave detare dhe për Shqipërinë heqja e ligjit të luftës. Pritet që deri në fund të këtij viti të arrihet te zgjidhja. Ishte i pari kryeministri grek që u shpreh se është rasti për zgjidhjen e çështjeve pezull. Greqia nuk bëhet pengesë për Shqipërinë në BE. Do të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e energjetikës, zhvillimit të infrastrukturës etj.



