
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të gjobisë shtatë parti politike.
Për mosdeklarim dhe moskorrektësi të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit KQZ vendosi të gjobisë me nga 1 milionë lekë PS, PD, LSI, PSD dhe PAD, ndërsa PDIU dhe SFIDA u gjobitën me nga 2 milionë lekë.
Sipas KQZ partitë që u gjobitën nuk kanë paraqitur raport për shpenzimet e tyre financiare gjatë fushatës zgjedhore.
“KQZ vendosi sanksionin administrativ në masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA. KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin.
Mbledhja e sotme u shoqërua medebate, ku përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani i kërkoi KQZ-së t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA.



