“Sapo të vijmë në pushtet do të anulojmë koncesionet e dhëna në shëndetësi” kështu është shprehur deputetja e opozitës Albana Vokshi teksa ka akuzuar qeverinë për korrupsion me partneritetin publik-privat.
Vokshi deklaroi dhe se qeveria ka gati një tjetër koncesion, atë për laboratorët.
Në reagimin e tij Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi se qeveria do të forcojë më tej bashkëpunimin me partneritetin publik-privat për të rritur cilësinë e shërbimeve.



