
Ngjarjet e ndodhura së fundmi me publikimin e pagës së 630 nijë shtetasve shqiptarë dhe targave të makinave kanë bërë që qeveria shqiptare ka nënshtkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare Jones International.
Këshilli i Ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që është marrë në mbledhjen e sotme e qeverisë.
VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



