
Aulon Kalaja, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se nuk është e vërtetë që ka përfunduar procesi i rinumërimit në Durrës, ashtu siç raportohet në media, madje nuk është bërë as rinumërimi i pjesshëm.
Sipas Kalasë, në Durrës janë grabitur vota dhe se ka ndodhur krim zgjedhor dhe se për këtë arsye ai këtë çështje do e çojë në prokurori.
Durrësi ka gjithsej 493 kuti dhe njoftimi i KQZ në vendimin që mori KAS më 3 qershor ishte se do të hapte pjesërisht kutitë e Durrësit duke listuar një numër prej 290 kutish. Më 6 korrik kur filloi procesi i rinumërimit të qarkut të Durrësit janë rinumëruar gjithsej 152 kuti,. Nuk janë rinumëruar as pjesërisht. Kam kërkuar hapjen e 493 kutive, do të ishte infantile të kërkoja unë hapjen e vetëm 60 kutive. Nuk mund të ndryshoj unë rezultat me hapjen e 60 kutive. Kam dërguar prova për 60 kuti, se aq mundësi kam pasur për të gjetur prova për 60 kuti.
Në një kuti ishin vjedhur 43 vota në Durrës, në një tjetër 42 vota, në një kuti një kandidat kishte grabitur 15 vota. Unë jo vetëm nuk kam vjedhur vota, por më janë vjedhur. U pa që diferenca ime u shkurtua me 105 vota, me kutitë që këto kanë zgjedhur të hapin. E vijova betejën time në KAS, bëra dhe një protestë.
Dua të zbardh një bisedë informale që kam pasur me dy anëtarë të KAS, pas vendimit të datës 3 qershor. Më thanë ne do ta hapim pjesërisht Durrësin dhe nëse ne gjejmë parregullsi do i hapim të gjithë kutitë me vendim të ndërmjetëm. Nuk e mbajtën fjalën. Aty u gjetën shkeljet, duke grabitur nga 40 e ca vota për kuti.
Është detyrim ligjor i KQZ të dërgojë materialet në prokurori. Është gjykata që vendos se kemi të bëjmë me krim zgjedhor apo gabim njerëzor, KAS nuk e bëri, por do të shkoj unë.



