Analisti Neritan Sejamini NË EMISIONIN Të Paaekspozuarit në MCN TV u shpreh se Fredi Beleri u është përdorur politikisht që në fillim nga Berisha dhe Meta, që e kandiduan kur ishte njeri i dënuar për ofendime ndaj kombit.
Ai tha se ata e kandiduan për zgjedhjet e Himarës, sepse menduan që ta përdornin politikisht kundër Ramës, duke bërë një aleancë me Greqinë.

Unë e thashë në fillim, Beleri është përdorur politikisht nga të gjithë, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, që e kandiduan kur ishte njeri i papërshtatshëm, i dënuar për ofendime ndaj kombit, për fyerje, i dënuar në të gjitha shkallët, i kishte ikur drejtësisë dhe ishte administruar pa bërë dënimin. Megjithatë, ata e kandiduan për kandidat në zgjedhjet e Himarës, sepse menduan që ta përdornin politikisht kundër Zotit Rama, kryeministrit të vendit, duke bërë një aleancë me Greqinë.
I dyti që e përdori politikisht ishte Rama, i cili kur e pa që Beleri do fitonte, filloi ta bombardonte, ta sulmonte personalisht. E kërcënoj, i premtoj që do të merresh personalisht me të. I dimë si nisi hetimi në rrethana dyshime nga policia e Vlorës dhe prokurorisë.
Pastaj po e quaj që ai e ka bërë krimin. Në një operacion të dyshimtë policor, pra, edhe Rama e përdori. I treti që e përdori është Kryeministri i Mitsotakis, i cili mbasi nuk ia doli dot që këtë çështje ta bënte çështje europiane mbasi ajo i tha qartë kjo çështje bilaterale dhe duhet të merresh vesh me Shqipërinë, gjeti një mënyrë tjetër për ta bërë këtë çështje të BE-së.



