PD: Sot ndalojmë rrugët, nesër zgjedhjet

PD: Sot ndalojmë rrugët, nesër zgjedhjet

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shprehën se më 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe se do të dënohen deri në 8 vite burg të gjithë ata, të cilët do të tentojnë të pengojnë një gjë të tillë.

Pas kësaj deklarate, vjen edhe reagimi i PD-së. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, është shprehur se opozita nuk do të lejojë që të ketë zgjedhje. Ai tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër të kapur nga krimi dhe korrupsioni, ndërsa shtoi se sot do të bllokohen rrugët, e ndërsa nesër do të bllokohen zgjedhjet.

Zgjedhjen nuk ka për të pasur. Një qeveri, kryeministër ilegjitim, që e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet nuk mund të organizojë zgjedhje të lira.

Alternativa e tij është gazi, taksat, papunësi… nuk ka asnjë ide, asnjë program. Edhe kur nis të bëjë gjoja një punë, nuk e drejton vizioni dhe ligji por antiligji dhe korrupsioni. Ka vjedhur taksat. Nuk punon në interes të qytetarëve.

Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve. Rruga jona pa kthim. E vetmja rrugë drejt BE , janë zgjedhjet e lira “, u shpreh Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy