Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka paralajmëruar “zero tolerancë” për çdo shkelje të rregullave gjatë Maturës Shtetërore.
Ajo theksoi se maturantët dhe mësuesit që nuk respektojnë procedurat do të përballen me masa ndëshkimore, deri në përjashtim nga provimet, ndërsa ka njoftuar edhe angazhimin e 170 monitoruesve për garantimin e mbarëvajtjes së procesit.



