Braçe shpërthen ndaj Sali Berishës: Ky qelbësirë e ka degraduar Kuvendin deri në këtë derexhe

Braçe shpërthen ndaj Sali Berishës: Ky qelbësirë e ka degraduar Kuvendin deri në këtë derexhe

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, pak orë pas fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit se Breisha deklaroi se agresionit serb në Kosovë, shqiptarët do i përgjigjen me çdo mjet, Por kjo deklarat e tij duket se ka nxehur deputetin e maxhorancës i cili i ka kthyer një përgjigje të ashpër.

Braçe sjell në vëmendje edhe njëherë akuzat për shitjen e naftës ndaj Millosheviçit dhe për makinerinë e tij të luftës. Ai kujton edhe çështjen e detit dhe marrëveshjen e bërë nga qeveria e kaluar për dhënien e një pjese të detit shqiptar Greqisë.

STATUSI I BRAÇES
Ky qelbësirë, domethënë Sali Berisha, ka pushtuar Kuvendin me marrëzinë e tij!! Tamam ky, Sali Berisha, po ulëret e bën të vendosurin: Me luftë bashkojmë çdo territor në vijim të Shqipërisë ku ka shqiptarë!!
Tamam ky kreu i një qeverie qelbësirë, jo vetëm që nuk foli kurrë me këtë gjuhe, por; Një herë i dha serbëve të Millosheviçit naftë e benzinë, benzol, për makinerinë e tij të luftës, përmes së cilës po zgjeronte Serbinë në territoret vijuese ku kishte serbë, përfshi edhe Kosovën.
Herën tjetër i dha grekëve kilometra të tëra në gjiun shqiptar të Sarandës, duke i hequr qartësisht Shqipërisë territor shqiptar.
Dhe jo vetëm; Por po ushqen nacionalizmin grek deri në Himarë! Ky qelbësirë e ka degraduar Kuvendin deri në këtë derexhe. Ky qelbësirë është aty përsëri, i qartë për të tërhequr zvarrë këtë vend në nacionalizmin e tij banal, të rremë e kriminal, siç dëshmojnë faktet!!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy