Berisha: Udhëtimi i Ramës dhe Begajt për në OKB, më i kushtueshmi!

Berisha: Udhëtimi i Ramës dhe Begajt për në OKB, më i kushtueshmi!

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha deklaroi sot se udhëtimi në OKB i Edi Ramës dhe Presidentit është nga më të kushtueshmit të përfaqësuesve të një shteti.

Berisha akuzoi Ramën ka refuzuar delegacionin e kreut të shtetit në avionin e tij, duke theksuar se ky udhëtim do kushtojë rreth 500.000 euro.

"Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti.
35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork. Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim gjer në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.Po ky është vetëm njëri aspekt. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme. U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik
", tha Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy