Ruçi pret Avokatin e Popullit të Kosovës: Insitucioni i Avokatit, kontribut në përballimin e sfidave të vendit

Ruçi pret Avokatin e Popullit të Kosovës: Insitucioni i Avokatit, kontribut në përballimin e sfidave të vendit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, i cili ndodhet në Shqipëri për takime zyrtare dhe pjesëmarrje  ne veprimtari të përbashkëta të Avokatit të Popullit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në takim merrte pjesë edhe Marija Radulovic, zëvëndëse e Avokatit të Popullit të Kosovës, dhe Erinda Ballanca, Avokate e Popullit e Shqipërisë.

Kryeparlamentari Ruçi vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis institucioneve të Avokatit të Popullit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe së fundi edhe me Maqedoninë e Veriut.

“Kosova ka përpara sfida shumë serioze dhe të mëdha për të ardhmen e saj, si konsolidimi i institucioneve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, dialogu me Serbinë, rritja e njohjeve ndërkombëtare dhe kontributi për paqen në rajon. Këto sfida mund, duhet dhe do të përballohen vetëm në partneritet  dhe duke ndjekur vizionin e  partnerëve të mëdhenj strategjik të shqiptarëve: SHBA dhe BE. Avokati i Popullit i Kosovës mund të zbusë në mënyrë horizontale e kapilare problemet e brendshme të shoqërisë kosovare, presionin për ndërtimin e shtetit të së  drejtës dhe sundimit të ligjit, drejtësisë sociale, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, trajtimin e pakicave, rritjen e kontributit të Kosovës për formimin e paqes, mirëkuptimit e tolerancës në rajon, etj”, theksoi Ruçi.

Nga ana e tij, Naim Qelaj, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, falenderoi Kryetarin e Kuvendit Ruçi për vlerësimet e larta për bashkëpunimin midis institucioneve të Avokatit të Popullit të të dy vendeve dhe vuri në dukje se roli i institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë vjen duke u fuqizuar dhe vëmendja e institucioneve shtetërore duke u rritur.

“Rekomandimet e Avokatit të Popullit janë në vëmendje edhe të Delegacionit të Bashkimit Europian në Prishtinë dhe zbatimi i tyre vlerësohet edhe si një tregues i rritjes së standardeve të të drejtave të njeriut në rrugëtimin europian të Kosovës”, theksoi Qelaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy