Analisti Aleksandër Çipa thotë se opozita e ka sjellë në rritje aksionin e saj, përmes pesë protestave kombëtare.
Nga studio e lajmeve të “MCN Live” ai u shpreh se opozita duhet të justifikojë veten me aksionet e saj, por se aktualisht nuk ka krizë por vetëm tension politik.
Opozita duke mos pasur mundësi për rrugë tjetër të rritjes së aksionit politik të saj në përballjen me qeverinë e zotit Rama, duhet të mendoj dhe kontekstin e situatës së sigurisë kombëtare. Opozita e ka sjellë në rritje aksionin e saj, përmes pesë protestave kombëtare. Por kombëtare quhet kur ke kapacitet politik që aksionin ta shtrish në të gjitha qendrat kombëtare të vendit, për të përcjellë mesazhin se imponimin që do ti bësh qeverisë në kryeqendrën e vendit, e mbështet dhe në qendrat e tjera lokale.
Me ndryshimet e fundit në qeverinë Rama, duket sikur shumica qeverisëse ka bërë një lloj reflektimi, ndaj presionit të rritur të opozitës. Opozita duhet të justifikojë dhe çdo aksion të vetëm. Nuk kemi krizë, kemi vetëm tension politik. Ky tension nuk ka gjeneruar dhe nuk jep prova se po na çon në krizë. Sot më shumë krizë politike kemi te opozitarizmi politik si strukturë se sa brenda institucionalizmit politik. Çfarë tezash hedh opozita? Tezën e stigmatizimit të kundërshtarit?!



