Në ditën ndërkombëtare të drejtësisë, ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë ngritën shqetësimin për presionet e politikës ndaj Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion.
Në një takim me përfaqësues të drejtësisë David Uisner theksoi se standardet e dyfishta të drejtësisë zbehin besimin e shqiptarëve tek kjo reformë.



