Shqipëria ndodhet në mesin e 75 vendeve për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë vizat për një afat të pacaktuar.
Deputeti i PD-së Xhelal Mziu tha në studion e MCN Live se kjo betejë nuk është me Shqipërinë, por me qeverinë.
Është një lajm i hidhur për shqiptarët sepse nëse do të bënim një analizë se kush është populli më pro amerikan në botë, janë shqiptarët. Në momentet tona më deçizive, SHBA kanë qenë përkrah Shqipërisë. Që para 100 vitesh ka qenë në prag të liberalizimit të vizave me SHBA. NË 2026 si rrufe që qiell të pastër, por nuk është rrufe, administrata e Trump ka qenë e qartë në luftën ndaj korrupsionit dhe ndaj trafikut të drogës. Besoj se kjo nuk është betejë me Shqipërinë, por me qeverinë. Është qeveria ajo që ka detyruar SHBA të bëjë bllokimin e vizave. Është absolutisht anormale, nuk ka asgjë me shqiptarët. Shqipëria është bërë kryelajm.
Do të ketë hapa të tjerë që do të bien mbi qeverinë.
Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se BE ka vendosur të ngrijë fondet edhe në sektorin digjital. Në lidhje me këtë çështje Mziu tha:
Është goditja e dytë që bëhet pas IPARD. Ka 3 vite që nuk marrin asnjë qindarkë.
AKSHI jo vetëm që është aferë e jashtëzakonshme korruptive që ka shkuar më shumë se 700 milionë euro. Përveç korrupsionit drejtohej dhe nga grupe kriminale. Agasi ishte koordinator i grupeve kriminale. Të dhënat janë në duar të krimit dhe korrupsionit. Ka dhe persona dhe struktura të tjera.
Sistemi i drejtësisë është si një video në televizor në lidhje me grupet kriminale për të parë çdo gjë.
BE jo pa arsye ka marrë hapin e bllokimit të fondeve. Nuk ka alarm më të madh.



